Skuadra e Vllaznisë në Atletikë ka nisur fazën përgaditore. Kuqeblutë janë duke u përgaditur për aktivitetet që do të kenë në vijim. Shkodranët pasi kane kryer pushimet verore i janë rikthyer stërvitjeve intensive. Të gjitha skuadrat e meshkujve dhe femrave prej ditësh kanë nisur seancat stërvitore për garat që do të kenë në vazhdimësi.

Skuadrat e drejtuara nga trajnerët Vildan Tufi, Isak Bala, Gëzim Mema e Albert Marashi fillimisht po zhvillojnë një stërvitje të lehtë pa shumë ngarkesë dhe në ditët në vijim itensiteti seancave do të rritet për të arritur formën optimale sportive. Faza përgaditore po zhvillohet në pistën e  stadiumit “Loro Borici” ndërkohë që vitet e tjera është zhvilluar në Malin e Zi. Kësaj here atletët sipas trajnerëve duhet të qëndrojnë në Shkodër sepse “Sport Klub Vllaznia” nuk ka fondet e mjaftueshme për të përballuar një fazë përgaditore në Malin e Zi për atletet shkodran. Ndryshe nga skuadrat e lojërave me dorë, atletët zhvillojnë një fazë përgaditore shumë më të gjatë që realizohet për një periudhe 6 deri në 9 muaj në mënyrë që sportistët të arrijnë një formë të mirë sportive dhe të përballojnë me sukses aktivitetet në atletikë.

SHPËRNDAJE
Artikulli tjetërKombetaria e Shqiperise