Ekipi i futbollit per femra, “Juban-Danja” eshte krijuar me 6 shtator te vitit 2005 ne Juban te Shkodres, Komuna Guri i Zi. Ndonese futbolli i femrave akoma nuk kishte filluar te luhej ne Shqiperi, “Juban-Danja” eshte i pari ekip zyrtar ne futboll per femra.

Pas nje viti do te krijoheshin dhe disa ekipe te tjera dhe ne menyre private nga presidenti i ekipit te Jubanit, Ferdinand Jaku ne bashkepunim me ekipet e tjera marrin pjese ne disa aktivitete miqesore te organizuara me qellim njohjen dhe perhapjen e kesaj kategorie te futbollit. Qe prej 6 vitesh, ekipi “Juban-Danja” ka marre pjese rregullisht ne te gjitha aktivitetetet duke qene nje nder skuadrat me te mira ne Shqiperi. Madje ky ekip do te zhvillonte dhe ndeshjen e pare te futbollit ne fushe te madhe me 11 lojtare ne stadiumin e Shkodres “Loro Boriçi” ndaj skuadres perfaqesuese te Kosoves. Ky eshte takimi i par\e zyrtar i zhvilluar nga ekipi i Jubanit duke i dhene keshtu nje tjeter shtyse futbollit te femrave ne Shqiperi. Vetem para tre vitesh, Federata Shqiptare e Futbollit do te organizonte ne rruge zyrtare kampionatin e futbollit te femrave dhe Kupen e Shqiperie ne kete kategori. Juban-Danja eshte i pari ekip qe do te konfirmoje pjesmarrjen ne te dy aktivitetet. Ne 2009-2010 ekipi i Jubanit arrin te dale nenkampion i Shqiperise ne kampionat dhe finalist ne Kupen e Shqiperise. Ne sezonin 2010-2011, Juban-Danja do te renditet ne vendin e trete ne kampionat dhe vend te dyte ne Kupen e Shqiperise. Perspektiva per sezonin e trete futbollistik 2011-2012, ky ekip pretendon te dale kampion si ne kampionat ashtu edhe te fitoje Kupen.