Mesfushori shkodran me tipare sulmuese Senad Lekaj nuk ka përfunduar tek Kamza ashtu siç pritej por në Burrel. Arsyeja është ana financiare sepse ajo çfarë i kanë ofruar kamzalinjtë nuk e ka kënaqur. Për këtë lojtar, ka patur interesim dhe nga skuadra e Kukësit që pretendon Superligën megjithatë në fund ka dalë oferta e Burrelit që e ka bindur. Fakti që në krye të ekipit tashmë është trajneri shkodran Elvis Plori, ka bërë që Lekaj t’i thotë “po” ofertës matjane.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën online “shkodrasport.com” vetë lojtari që thotë: “Tek Kamza më deshën, por nuk ishin kushtet që ofronin të mira. Përfundimisht kam firmos në Burrel, një ekip që e ka marr shumë seriozisht. Me trajner Elvis Plorin dhe me kushtet financiare krejt të mira, vendosa të luaj për ta. Sot kam refuzuar ofertën e Kukësit, çdo gjë që më ka ofruar Burreli është më e mirë se te Kamza edhe Kukësi. Burreli ka objektiv mosrënien nga kategoria dhe besoj se do ia dalim”.

www.shkodrasport.com