Në 19 javë kampionat, tek Vllaznia kanë drejtuar 3 trajnerë dhe pikërisht Mirel Josa (6 ndeshje), Elvis Plori (1 ndeshje) dhe Rudi Vata (12 ndeshje). Këta tre trajnerë kanë aktivizuar plot 30 futbollistë për të arritur rezultatet e dëshiruara që në njëfarë mënyre, kanë lënë edhe për të dëshiruar paksa. Duke parë minutazhin e deritanishëm në 19 javë kampionat, sigurisht që më shumë nga të gjithë ka luajtur portieri Vujadinoviç që ka qenë në fushë në të 19 ndeshje me nga 90 minuta të plota ose gjithsej 1710 minuta aktivizim. Pas tij vijnë tre futbollistë dhe pikërisht kapiteni Belisha me 1470 minuta, Smajli me 1455′ dhe Gocaj me 1419′. Lista pastaj vazhdon me malazezin Popoviç me 1282′, me Sykjen 1203′, Gentian Muçen 1112′, Hajdarin me 1108′ etj. Ndërkohë futbollistët që janë aktivizuar më pak janë Shaba me 60′, Markolaj 63′, Djepaxhia 77′, Guri me 78′, Sinani me 152′, Erkoçeviç me 217′, Moreno dhe Danaj me nga 256′, Nimani me 277′, Bardulla me 287′, Dema me 311′, Brnoviç me 312′ etj. Ky është minutazhi i lojtarëve dhe në bazë të tij kuptohet qartë edhe kontributi i lojtarëve në këtë kampionat. Në fund të tij edhe analiza do të zhvillohet pikërisht në bazë të këtij minutazhi, në bazë të asaj çfarë kanë dhënë në fushën e lojës dhe prej saj do diskutohet pastaj më konkretisht se kush duhet të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe kush jo.

www.shkodrasport.com