Opinion nga Taulant KOPLIKU

(nganjeherë më mirë të flasësh i fundit)

Kur diku nga fundi I viteve 80-te nje futbollist shtatlarte, biond dhe teper energjik do te shfaqej ne fushat e blerta, qindra tifoze (kryesisht te brezit te ri) do te nisnin te adhuronin ate qe me vone do te behej nje nga legjendat e futbollit shqiptar. Megjithese me nje karriere te shkurter tek Vllaznia, skuadra e vendlindjes, Rudi Vata do te ndiqej me mjaft vemendje dhe interes nga bashkeqytetaret e tij ne rrugetimin e tij si futbollist profesionist.

Nje karriere qe kulmin do ta kishte ne aktivizimin per tre sezone ne rradhet e Selltik Gllazgou, skuadres legjende te futbollit skocez por edhe ne nivelin me te larte te futbollit gjerman (bundesliga) ku ne skuadren Energie Cotbus do te zhvillonte rreth 4 sezone te plota. Ekipi perfaqesues do te ishte nje tjeter periudhe e arte per shkodranin Vata I cili do te prekte kufirin e 60 ndeshjeve me perfaqesuesen duke mbajtur per disa vite dhe shiritin e kapitenit. Kjo karriere e cila edhe pse nuk ka thuajse asnje kontribut per skuadren qe e formoi si futbollist, eshte karriera e nje futbollisti qe gjate gjithe rrugetimit te tij promovonte me krenari vlerat e qytetit ku lindi dhe u rrit. Shkodra e deshi dhe e adhuroi Vaten futbollist pavaresisht deshires se tij te hershme per tu larguar vetem pas nje sezoni nga Vllaznia drejt Dinamos. Nga ana tjeter dhe vete ai kalonte shume kohe ne qytetin e lindjes duke mos e fshehur deshiren per tu kthyer nje dite edhe pse kur fundi I karrieres erdhi, ai vete beri nje zgjidhje te paragjykuar. Preferoi Tiranen, rivalen e “urryer”.

Nje shprehje thote qe me fatin nuk behen kompromise. Ndoshta ishte fati qe e deshi Vaten te rikthehej tek Vllaznia pas plot 22 vitesh. Me I pjekur, me I formuar, ndoshta dhe me tekanjoz. Vllaznia priste nje trajner cilesor pasi “hanxhari” I drejtuesve te rinj kishte prere njeren pas tjetres koka trajneresh si Josa apo Plori. Te mesuar me shkarkime dhe emerime trajneresh, nje “mode” e trasheguar tek Vllaznia, tifozet prisnin “viktimen” e rradhes nderkohe qe ne sfond po shfaqej gjithnje e me shume figura e Vates. Ka nje batute qe qarkullon me humor ne Shkoder. “Vllaznia te shkarkon dhe kur je ne vendin e pare”. Kjo I referohet nje tjeter emri te njohur te pankinave, Agim Canaj. Por askush nuk mund te dyshonte se Vata do te ishte nje preference gjitheperfshirese qe do ngulte rrenje tek Vllaznia. Ne fakt te gjithe gabuan e ndersa Vata vishte tutat duke marre bekimin me nje ligjerate patetike nga vete kryetari I bashkise se Shkodres, duket se aksionet e “korridoreve” te klubit Vllaznia po binin ndjeshem. Ishin keta “korridore” qe rrezonin ne theqafje vit pas viti nga dy-tre trajnere te kuqebluve, nje praktike kjo e kthyer ne norme nga e cila rane njeri pas tjetrit emra si Hasan Lika, Roland Luçi, Edi Martini, Radonjiç, Mirel Josa e Elvis Plori.

Historia e Vates do te niste disi e ndryshme nga te tjeret. Nuk I honepste ai gazetaret apo e kunderta kjo ka pak rendesi. E rendesishme eshte qe asnjehere gjate ketyre 6 muajve ne krye te Vllaznise, marredhenia e tij me gazetaret sportive nuk mori nje note kaluese. Kjo ne fakt do te ishte nje pike e dobet e tij e cila dite pas dite do ta penalizonte. Shume shpejt te perditshmet sportive analizonin çdo veprim apo vendim te trajnerit, nganjehere duke e ngaterruar kritiken me armiqesi dhe personalizim. Vete Vata nuk eshte se u tregua ndonjehere diplomatik ne raportet me mediat. Perplasjet e tij “alla Mourinjo” me gazetare te ndryshem, kane marre statusin e anekdotave ndersa keta te fundit duke marre shkas dhe nga luhatjet e skuadres vazhdonin me “perpikmeri” punen e tyre nga ana tjeter e nje llogoreje qe per fat te keq e ngriti ai vete. Tjeter klime I krijohej teknikut shkodran nga gazetaret kryeqytetas. Me shume per merite te tyre akuzat e hapura te Vates apo qofte edhe deklarimet e tij te shpeshta per mungesen e profesionalizmit, zinin faqen e pare te gazetave. Fundi I karrieres se shkurter te Vates si trajner I Vllaznise tregoi edhe njehere afeksionin qe kjo kategori gazetaresh pati per te nderkohe qe ne te njejten nate te shkarkimit te tij, ne Shkoder gjerat merrnin nje rrokullisje te habitshme sa nga njeri televizion ne tjetrin, sa nga njera deklarate ne tjetren. Nje katrahure mediatike do te vazhdonte edhe me pas kur “keshtjella” ishte marre dhe gjerat ishin me te thjeshta. Keshtu do te shkruante nje gazetar nga Shkodra per nje te perditshme: “Shkarkimi i trajnerit Rudi Vata nuk është se ka lënë shenjë tek skuadra shkodrane. Përkundrazi, atmosfera në ekip gjatë seancave stërvitore duket e ndryshuar 100%”. Si mundet te mos mbetet asnje shenje nga largimi I nje trajneri apo si mundet qe atmosfera te ndryshoje 100 % pas pak oresh, kete vetem miku im gazetar mundet ta shpjegoje.

Nje tjeter maredhenie e nderlikuar dhe mjaft e perfolur ishte ajo mes Vates dhe drejtuesve te klubit. Si kurre me pare, palet u kthyen ne nje burim lajmi duke lene menjane etiken profesionale te ndersjellte. Mjaftoi nje ndryshim kursi I bordit drejtues qe nenkuptonte se fati I Vates ishte ne fije te perit dhe gjerat moren per keq. Tekniku shperndau nje tekst demaskues per klubin. Plot akuza dhe denoncim prapaskenash. Ne kete situate palet nisen te numerojne oret dhe ndarja erdhi me nje takim plot tone te ashpra ne zyren e kreut te bashkise. Epoka Vata kishte perfunduar pa nisur mire nderkohe qe tashme ne statusin e ish-it ai do leshonte deklarata pafund per komplote per jo profesioniste apo per integrimin e Shqiperise ne BE.

Kushdo ka nje fillim dhe nje fund. Kjo vlen edhe per Vaten. Nuk eshte se atij gjerat I shkuan mire ne planin profesional. Vllaznia vazhdoi krizen e rezultateve, performancat me luhatje dhe cfare eshte me kryesore mos arritjen e objektivave. Cdo trajner I Shqiperise ne vend te tij do te ishte larguar pa buje dhe ndoshta edhe me nje shterngim duarsh me presidentin aspak tifoz te Vllaznise. Pavaresisht nese ishte nje engjell apo nje djall tek Vllaznia, packa nese futi apo jo “hundet” aty kur kane te drejte ti fusin vetem dy apo tre persona, pavaresisht nese beri apo jo diferencen ne menyren e drejtimit te skuadres, Vata na mesoi dicka. Askush sado I paafte te jete nuk mund te neperkembet ashtu sic jane mesuar ne vite ta bejne presidentet e futbollit ne Shqiperi. Vata beri diferencen pikerisht tek “loja” pa kompromis qe nisi qe ne fillim dhe qe e mbaroi per fat te keq ende pa e nisur mire. Sot ne Shkoder ka pro dhe kunder Vata te cilet japin argumentat e tyre secili me bindes se tjetri. Ne fakt, me I vemendshem nga te gjithe ndaj ketyre rradheve duhet te jete personi qe do te drejtoje Vllaznine sezonin e ardhshem. Kur ra Vata ne pak muaj, pasardhesin nuk e kane per gje ta rrezojne ne pak dite qofte ky eshte Mourinjo. Sepse gjerat tek Vllaznia e Shkodres, skuadra legjende e futbollit shqiptar jane te paracaktuara nga ata qe asnjehere nuk veshen tutat e trajnerit por qe bejne trajnerin e te gjitheve e me te gjithe.

Megjithe zhurmen mediatike tejet unike ne gjithe historine e Vllaznise, “mbreterimi” I shkurter dhe shkarkimi I Vates nje dite do te harrohen. Vete ai ndoshta do kerkoje te mos flitet per shume kohe per Vllaznine por ndoshta nje dite edhe nderron mendje. Sidoqofte, vjen apo nuk vjen me tek skuadra nga u formua, Vata I duhet Vllaznise. Në mos ai vete, Shkodres I duhet një tjetër Vatë.