Nisma e ndërmarrë në qytetin e Shkodrës, nga tifozët e Vllaznisë për të kërkuar ritkhimin e disa lojtarëve shkodranë që lujanë në qytetet e tjera ka marrë një interesim shum më të gjërë seç ishte planifikuar. Pas një artikulli të publikuar në “Sport Ekspres” interesimi i tifozëve ka qenë shumë më i madh dhe tashmë do të jetë një organizim syrtar dhe një përfaqësim nga përsonalitete të jetës së qytetit të Shkodrës.

Sipas informacioneve që vijnë nga tifozët kyqeblu në këtë peticion kanë marrë pjesë përveç shtrsave të thjeshtë dhe mjekë, doktorë, innxhinerë dhe specialist të fushave të ndryshme duke firmosur për të dërguar kërkesën pranë Bashkisë së Shkodrës. Në fakt kërkesa nuk do të jetë vetëm për rikthimin e disa lojtarëve tek kuqeblutë por do të përmabjë dhe pika të tjera që do të shqyrtohen nga një kryesi që do të vendoset pikërisht nga tifozët.Siç mësohet ditën e hënë përballë mediave do të bëhet prezanitmi i kërkesës nga përfaqësues të përzgjedhur dhe do ti drejtohet kërkesa kreytarit të Bashkisë, Lorenc Luka. Aktualisht disa tifozë janë duke punuar për mbledhjen e firmave. Ajo që vlen të theksohet është se të gjithë përsonat që kanë firmosur janë të saktë dhe se nuk është pranuar asnjë firmë nga përsona të tretë pa qenë vetë prezent tifozi që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj nismeje.
Kërkesa
Kërkesa që do ti dërgohet bashkisë, do të fokusohet në katër pika kryesore. E para është rikthimi i lojtarëve shkodranë që lujanë në qytetet e tjera të shqipërisë, pikërisht në bazë të një liste me emra që do ti sugjerohet atyre dhe që mendojnë tifozët se duhet të jenë pjesë e kuqebluve. Së dyti, do të kërkohet që të bëhët një organizim i mirëfilltë i grupimit të tifozave të cilët do të organizohen në bazë të kryesisë që të zgjedhin. Si rezultat nga klubi i futbollist Vllaznia do të kërkohet paisja me kapele, shalla, fanela të ngjyrave kuqeblue dhe të ekipit për të paraqitur një figurë sa më serioze në mbështetjen e ekipit. Së treti, në kërkesë do të përfshihet dhe dhënia e disa biletave deri në 100 pa lek për çdo ndeshje që do të shpërndahen tek tifozët ose në një çmim më të ulët ashtu siç veprohet në të gjithë botën për tifozeritë përkatëse të skuadrave. Dhe e fundit, tifozët e Vllaznisë, premtojnë se kushti i katërt do të realizohet prej tyre duke mbushur shkallët e stadiumit dhe duke kërkuar të ndryshojnë gjuhën e folur në stadium për të afruar një edukatë të përgjithshmë qytetare se paku nga ana e shkodranëve. Të hënën ëhstë thënë se përpara mediave do të bëhet dhe prezantimi zyratr por tashmë është duke u punuar për të mbledhur sa më shumë firma që ky peticion të jetë sa më serioz në të gjitha drejtimet.
Lista
Tifozët e Vllaznisë do të paraqesin dy lista përpara Bashkisë së Shkodrës. E para do të jetë ajo me emrat e të gjithë futbollistëve shkodranë që lujanë në ekipet e tjera. Ndërsa e dyta do të jetë lista me emrat konkret të lojtrarëve që i propozohen stafit teknik që ti bëjë pjesë e ekipit. Përveç lojtarëve që janë të pasqyruar në listë, bie në sy dhe emri i trajnerit Elvis Plori. Tifozët kërkojnë që Plroi të jetë pjesë e stafit të kuqebluve duke qenë se pjesën më të madhe të lojtarëve i njeh dhe ka punuar më to.  Po ashtu në lsitë është dhe një emër i huaj, Blazho Rajoviç që nuk është shkodran por kërkohet me ngulm për të qenë pjesë e kuqebluve. Ndërkohë që emrat e janë të paraqitur në listë. Me këtë nisëm, tifozët e Vllaznisë kanë vendosur të marrin përsipër dhe të orientojnë bashkinë dhe drejtuesit e ekipit që të për sezonin e ri të  ndërtohet një Vllazni pretendente.

ANTON ZALLI

Lista e lojtarëve shkodranë që lujanë në rrethe

 

Emër  Mbiemër

Skuadra

Vaedin Pepa

Besëlidhja

Bruno Kepi

=//=

Arenc Dibra

=//=

Arvid Jacaj

=//=

Arber Shytani

=//=

Klodian Dibra

=//=

Albert Kaçi

=//=

Sajmir Hyseni

=//=

Arlind Pirani

Burrel

Senad Lekaj

=//=

Olti Bishani

=//=

Jurgen Proda

=//=

Jasmir Rraboshta

Gjirokaster

Elis Boci

=//=

Erind Selimaj

=//=

Behar Ramadani

=//=

Sead Kaloshi

Gramsh

Sajmir Kaloshi

=//=

Elhan Galica

Elbasan

Antonio Marku

Dinamo

Alsid Tafili

Prizren

Orges Lini

Laç

Erjon Vucaj

=//=

Ervin Rexha

=//=

Valdano Nimano

=//=

Arber Tota

Ada

Oliver Pepaj

Pukë

Ndriçim Shtubina

I Lirë

Ansi Nika

Tetua

Gilman Lika

Tirana

Bekim Bala

=//=

Adi Mehja

Prizren

 

 

Lista e lojtarëve që do të propozohet për të qenë pjesë e Vllaznisë

 

Emër Mbiemër

Pozicioni

Skuadra

Alsid Tafili

Mesfushor

Prizren

Arenc Dibra

Sulmues, Mesfushor

Besëlidhja

Antonio Marku

Mbrojtës

Dinamo

Bruno Kepi

Mbrojtës

Besëlidhja

Jasmin Rraboshta

Sulmues

Gjirokaster

Alis Boci

Mbrojtës

Gjirokastër

Erind Selimaj

Portier

Gjirokastër

Erjon Vucaj

Mesfushor

Laç

Ndriçim Shtubina

Mesfushor

I Lirë

Gilman Lika

Mesfushor

Tirana?

Bekim Bala

Sulmues

Tirana?

Ansi Nika

Sulmues

Teuta

Elvis Plori

Trajner

Burreli

Blazho Rajvoiç

Mbrojtës

Flamurtari