“Vllaznia nuk do ta ketë aspak të lehtë më Tomorin, pasi skuadra e Beratit luan për jetë a vdekje, prandaj më shumë se futbollistë, kuqebluve do tu duhen dhe burra në fushën e lojës”, kështu është shprehur specialisiti i futbollit shkodran, Edi Martini në një prononcim të tij për mediat. Duke komentuar ndeshjen e ardhshme të kuqebluve, ish-trajneri i kuqebluve ka dhënë opinionin e tij, duke paralajmëruar një takim aspak të lehtë dhe që duhet vlerësuar maksimalisht.

“Unë vazhdoj të vlerësoj pozitivisht ecurinë e skuadrës deri tani dhe sidomos përfitimin që ajo ka bërë nga gabimet e kryesuesve të kampionatit. Unë e shikoj një ekip të aftë për të ruajtur vendet e para por duhet ti shikojë ndeshjet me një seriozitet më të madh.Po dëgjoj dhe lexoj deklrata të futbollistëve që me Tomorin do të jetë një fitore më e lehtë se me Bylisin. Për mua është e kundërta. Skuadra e Tomorit ka një ekip jot ë lehtë, aq më tëpër që luan në shtëpinë  e tij. Në qoftëse humbë ndaj Vllaznisë do ta ketë të vështirë për të mbijetuar. Është pikërisht kjo arsyea pse unë  e shikoj si një sfidë shumë më të vështirë se ndaj Bylisit. Unë ju kërkoj kuqebluve që ta vlerësojnë maksimalisht si kundërshtar pasi edhe skuadrës sonë i duhen tri pikët. Realisht kam besim se do të jetë një takim i bukur për ne dhe uroj të fitohet pasi do të na shërbente maksimalisht. Në të kundër as dy fitoret e para nuk kanë rëndësinë e duhur”, ka thënë Martini. Duke mbetur sërish tek e njëjta çështje ajo e vështirësisë së përballjes me beratasit, Martini ngre idenë e një fushe të vështirë pasi vetë atmosfera që krijohet, lojtarët që përbëjnë ekipin, pothuajse mund të krahasohet dhe me fushen e peqinit. “Vllaznisë përveç lojtarëve do ti duhen edhe burra në fushën e lojës që ta përballojnë me sukses presionin që do të kenë në berat. Aty zhvillohet një futboll i fortë, pasi ka tifozeri të zjarrtë, ka lojtarë që gricin e sigurisht duhet bërë kujdës. Uroj që në fund të buzëqeshë skuadra shkodrane”.

Anton ZALLI