Opinion nga Luan SHPUZA

Situata në të cilën po kalon skuadra shkodrane këto ditët e fundit, nuk është aspak normale. Ajo është eliminuar nga kupa, ka humbur dy ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe mund të shkojë edhe më poshtë në renditje sepse kalendari i ndeshjeve të ardhshme është shumë i vështirë. Në këtë situatë, drejtusit e Vllaznisë nuk dalin me sqaru opinionin shkodran për gjendjen katastrofike. Pyetjet që shtrohen janë normale: Kush e montoi këtë ekip dhe kush po e fundos klubin më të vjetër në Shqipëri që është krijuar që më 1919? Sa turp për njerëzit që drejtojnë vllazninë sot. Askush nuk flet por vetëm një zëdhënës shtypi që shkruan si ciceron ata që i thonë. “Ujqërit” i janë vërsulur keqas Vllaznisë dhe nuk po ngopen kurrë me rryshfetet dhe damin që po i shkaktojnë asaj dhe Bashkisë Shkodër. Po i dëmtojnë edhe ato punë të mira që ka ba Bashkia në infrastrukturë dhe sistemimin e qytetit, po i dëmtojnë njerëzit që drejtojnë Vllazninë. Pyetja që lind është: Kush merr përgjegjësi për situatën e krijuar? Sa turp është të ikin tifozat nga stadiumi, sa turp që nuk respektohen njerëzit e sportit, sa turp që Lorenc Luka i ka besuar atyre njerëzve që as votat nuk ia kanë dhanë. Turpi sigurisht që do t’i mbesë kryetarit të Bashkisë me drejtuesat e paaftë që e shqyen Vllazninë dhe i larguan të vetmin argëtim shpirtëror që kishte Shkodra.Duhet urgjentisht të japin dorëheqjen drejtuesat e Vllaznisë, se janë mësuar me largu trajnera që e donin Vllazninë si Elvis Plori që kishte rritur elementin e ri me duart e tij dhe të kolegëve të tij, si Rudi vata etj. Ata duhet të mos guxojnë të tallen me Vllazninë sepse ajo është e shenjtë dhe  shtrenjtë për të gjithë shkodranët. Unë sugjeroj të mlidhet një asamble urgjente me njerëz të sportit e jo me këshilltarë bashkiet dhe me specialistat ma të mirë të futbollit. vllaznia asht në dorë të Zotit, ndërsa paratë ja “kanë rruar” individët dhe drejtuesat që firmosen kontrata 1 vjeçare me lojtarët e ardhun dhe larguan futbollistë shkodranë.