Paraditen e nesërme ekipi I Vllaznisë do të zhvillojë miqësoren e dytë gjatë kësaj periudhe pa ndeshje zyrtare. Pas ballafaqimit me Tiranën të shtunën e kaluar në kryeqytet, ndeshje që u fitua nga bardheblutë 2-0, sot do luhet ndaj Burrelit. Kjo e fundit drejtohet nga trajneri shkodran Elvis Plori dhe në përbërje të tij po ashtu ka disa futbollistë shkodranë. Kjo miqësore nuk do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” por është vendosur të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi’. Ajo do nisë në orën 13.30 dhe kjo miqësore mendohet të mos jetë e fundit për kuqeblutë sepse nga e marta ose e mërkura, po planifikohet edhe zhvillimi I një tjetër miqësoreje me Tërbunin.Trajneri Shpëtim Duro do të ketë sërish mundësinë e shikimit edhe njëherë të elementit të ri i cili nuk ka gjetur shumë hapësira gjatë pjesës së parë të sezonit.
www.shkodrasport.com