Vllaznia bën suprizën e madhe. Kur pakkush e kishte menduar, ajo ka arritur të mundë brenda në Korçë Skënderbeun kryesues me rezultatin 1-0. Një gol i shkëlqyer në pjesën e dytë i Hajdarit, i ka dhënë fitoren shkodranëve të cilët e nisin mbarë nën drejtimin e dyshes Çela- Bushati. Skuadra e drejtuar nga ky i fundit ka shkëqyer ndaj Skënderbeut. Dragoi është “truri”i Vllaznisë, duke i hapur shumë probleme mbrojtjes së korçare. Në pjesën e parë loja është e barabartë. Shkodranët janë të rrezikshëm me Seminën dhe Dragoin, ndërsa Skënderbeu është i paqartë në lojën e tij.

Fraksioni i dytë i takimit është një përsëritje e së parës. Vllaznia vazhdon të shfaqet më e qartë në lojën e saj. Skënderbeu rrezikon brenda dy minutash nëpërmjet dy goditjeve të lira të ekzekutuara nga Shkëmbi. Në minutën e 53-të, gjyqtari Jorgji nuk akordon një 11-metërsh të pastër për Vllazninë pas pengimit në zonë të Hajdarit nga vrapi. Në minutën e 73-të Deliç shkëputet bukur dhe jep një top në të majtë për Hajdarin. Ai e merr mirë topin dhe bën një goditje fantastike në cepin tjetër të Shehit. Në minutat në vazhdim Skënderbeu nuk arrin të shfaqet e rrezikshme. Vllaznia me këtë fitore ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa Skënderbeu ngelet në vendin e parë me 33 pikë.
Skënderbeu-Vllaznia 0-1
Shënues: Hajdari 73′
Skënderbeu: Shehi, Vrapi ( Çaushaj 55′) , Gvozdenoviç, Bici, Soza, Radas, Arapi, Shkëmbi, Tomiç (Fernando de Sousa 74′), Plaku , Pejiç
Vllaznia: Gjokoviç, Begaj, Belisha, Semina, Smajli, Tafili, Nallbani, Hajdari (Shtubina 90′), Bardulla ( Deliç 63′), Dragoi, Gjini (Rexha 46′)
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preca, E.Ganxhi
Kartonë të verdhë:  Radas  44′. Bici 58′, Hajdari 90+3
Kartonë të kuq: Renato Arapi 83′
www.shkodrasport.com