Konsiderohet një nga mundësit më të mëdhenj shkodranë në gjithë historinë e këtij sporti. Një vlerësim që e ka marrë nga sukseset e tij të shumta shoqëruar me tituj kampion, fitore kupash, anketash të sportistëve më të mira, medalje të arta në Spartakiada etj. E kemi fjalën për Rrok Bardelin. Ai ka lindur në Shkodër më 1 shtator të vitit 1957. Sportin e mundjes e ka nisur herët, në vitin 1973 teksa pozicionet tek mundja e lirë. Në vitin 1975 dhe 1976 renditet i dyti në kampionatet e të rinjve për të shpërthyer dy vite më vonë dhe për të mos u ndalur më deri në fund të karrierës.

Në vitin 1978 ai do shpallej kampion i vendit, titull ky që do ishte i pari por që do shoqërohej edhe me të tjerë në vazhdim teksa Bardeli duke përfaqësuar Vllazninë do të shpallej kampion në peshën e tij edhe në vitet 1979, 1981, 1982, 1983, 1984, 1985, 1986, 1987 dhe 1988. Përveç 10 titujve kampion, Rrok Bardeli do fitonte Kupën e Republikës në vitet 1980, 1981, 1982, 1983, 1985, 1986, 1987, pra edhe 7 trofe të tjerë në karrierën e tij.

Spartakiadat Kombëtare
Përveç kupave e kampionateve, një vlerësim të madh për një sportist ka patur edhe paraqitja në Spartakiadat Kombëtare. Rrok Bardeli ka qenë i suksesshëm edhe në to. Kështu, në Spartakiadën e vitit 1979 ai ka zënë vendin e parë dhe ka merituar medaljen e arit. Të njëjtën gjë edhe në Spartakiadën e vitit 1984 ku ka përsëri vend të parë për të, ndërsa në Spartakiadën e vitit 1989 ka zënë vendin e dytë dhe ka marrë medaljen e argjendtë. Bardeli ka qenë një sportist i veçantë në llojin e tij teksa kundërshtarët e kanë patur shumë të vështirë dhe thuajse të pamundur ta hedhin atë në tapet.
Nderimet

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Duke qenë një sportist elitar, ndër më të mirët e Shqipërisë, për Rrok Bardelin nuk kanë munguar nderimet. Kështu, në vitin 1981, për kontributin e tij në këtë sport, është nderuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1990 ndërkohë ka marrë titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Në vitin 1999 i është akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, titulli “Nderi i sportit shqiptar” për mundjen e lirë. Po atë vit, klubi Vllaznia e ka vlerësuar atë si “Sportisti i shekullit” në sportin e mundjes. Në vitin 2009 ndërkohë Bashkia Shkodër i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin “sportisti më i suksesshëm në mundjen e lirë”.

Gjergj KOLA

(www.shkodrasport.com)