Ndonëse temperaturat kanë qenë të larta për gjatë gjithë verës që lamë pas, çiklistët e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola për asnjë moment nuk kanë qëndruar pushim. Fillimisht, përgatitjet janë zhvilluar për kampionatin ballkanik ndërsa së fundi, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar tek Rrethi Çiklistik që do të zhvillohet në fundin e muajit shtator. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur të organizojë për herë të parë në histori një Rreth për juniorë dhe kadetë.

Ai do të zhvillohet në datat 26-29 shtator, në katër etapa teksa nisja do të bëhet nga Durrësi dhe pasi të kalojë në Elbasan dhe Fier, do të përfundojë në Vlorë. Objektivi i çiklistëve shkodranë padyshim që do të jetë fitorja si në renditjen individuale ashtu edhe në atë ekipore. Gjërat kanë shkuar mirë në këto përgatitje dhe padyshim që ekziston besimi se ashtu si në të gjitha garat e tjera që janë zhvilluar gjatë këtij viti, edhe në këtë të fundit, çiklistët e Vllaznisë do arrijnë të shpallen më të mirët.
© shkodrasport.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here