Faza përgatitore e ekipit të dytë të klubit Vllaznia po shkon drejt përfundimit. Tashmë futbollistët dhe stafi teknik janë duke i dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të kampionatit që do të luhet fundjavën e ardhshme. Natyrisht që një nga prioritet e trajnërëve ka qenë konsolodimi i formacionit të parë. Për këtë arsye janë zhvilluar disa miqësore dhe madje do të ketë edhe një tjetër të fundit pas dy ditësh ndaj Besës.

Trajneri Ervis Kraja në një prononcim për “Shkodra Sport” do të shprehej: “Këto ndeshje miqësore po na ndihmojnë për të fiksuar formacionin e parë me të cilin do të luajmë në kampionat. Ekipi është gjithnjë në rritje, grupi po funksionon shumë mirë dhe ndërthurja e lojtarëve me përvojë me ata më të rinj ka shkuar në mënyrën e duhur. Besoj se Vllaznia B do të bëjë një paraqitje të mirë në kampionatin që fillon javën e ardhshme”.
© shkodrasport.com