Vllaznia dhe Laçi janë ndeshur 57 herë mes tyre në historinë e kampionateve shqiptare. Padyshim që bilanci flet në favor të shkodranëve qe kane fituar 28 ndeshje por duhet thënë se kurbinasit nuk kanë qëndruar pasiv sepse kanë arritur të fitojnë plot 23 herë. Ata kanë qenë gjithnjë një kundërshtar i vështirë për kuqeblutë sidomos në fushën e tyre por në jo pak raste edhe në Shkodër.Përballja e së shtunës në Shkodër mes tyre pritet me shumë interes.

Ja bilanci i plotë i ballafaqimeve Vllaznia- Laçi në historinë 29 vjeçare të përballjeve në mes tyre (në kllapa janë autorët e golave për ekipin shkodran):

20.10.1991 Vllaznia- Laçi 3-1 (A.Noga, R. Bisha, B. Gruda)
04.03.1992 Laçi- Vllaznia 0-0
25.10.1992 Laçi- Vllaznia 1-1 (R. Bisha)
18.04.1993 Vllaznia- Laçi 2-1 (E. Martini, A. Halili)
16.10.1993 Laçi- Vllaznia 0-2 (S. Lici 2)
12.03.1994 Vllaznia- Laçi 1-0 (E. Martini)
09.11.1994 Laçi- Vllaznia 3-1 (H. Dedja)
15.04.1995 Vllaznia- Laçi 1-0 (S. Lici)
16.12.1995 Vllaznia- Laçi 2-1 (A. Premçi, G. Çoçja)
04.05.1996 Laçi- Vllaznia 2-0
07.09.1996 Vllaznia- Laçi 1-0 (A. Cungu)
15.11.1997 Vllaznia- Laçi 1-0 (V. Sinani)
25.04.1998 Laçi- Vllaznia 0-0
19.09.1998 Laçi- Vllaznia 0-1 (A. Xhahysa)
20.02.1999 Vllaznia- Laçi 2-0 (U. Kotrri, V. Sinani)
23.10.2004 Vllaznia- Laçi 7-0 (H. Salihi 3, J. Ziambo, E. Hoti, Abilio 2)
18.12.2004 Laçi- Vllaznia 1-7 (H.Salihi 3, Lici, E. Kraja, V. Sinani, Samarxhi aut)
05.03.2005 Vllaznia- Laçi 8-0 (V. Sinani 3, Abilio 2, Lici, Teli, Belisha)
14.05.2005 Laçi- Vllaznia 1-2 (Abilio 2)
24.10.2009 Laçi- Vllaznia 3-1 (F. Kasapi)
31.01.2010 Vllaznia- Laçi 1-2 (B. Bala)
21.03.2010 Vllaznia- Laçi 1-0 (E. Kraja)
12.09.2010 Vllaznia- Laçi 2-1 (V. Sinani, N. Shtubina)
11.12.2010 Laçi- Vllaznia 0-1 (O. Gocaj)
16.04.2011 Laçi- Vllaznia 1-3 (V. Sinani, O. Gocaj, N. Shtubina)
10.09.2011 Vllaznia- Laçi 3-1 (Xh. Sukaj 3)
10.02.2012 Laçi- Vllaznia 1-0
07.10.2012 Vllaznia- Laçi 1-0 (K. Dragoi)
17.03.2013 Laçi- Vllaznia 2-1 (J. Gjini)
28.09.2013 Vllaznia- Laçi 3-0 (A. Hajdari, T. Bushiç 2)
22.12.2013 Laçi- Vllaznia 3-0
23.03.2014 Laçi- Vllaznia 0-2 (Shtubina, Kruja)
06.10.2014 Laçi- Vllaznia 3-0
13.12.2014 Vllaznia- Laçi 1-0 (Sosa)
04.03.2015 Laçi- Vllaznia 1-0
09.05.2015 Vllaznia- Laçi 0-1
27.09.2015 Vllaznia- Laçi 0-1
02.12.2015 Laçi- Vllaznia 2-0
27.02.2016 Vllaznia- Laçi 0-0
30.04.2016 Laçi- Vllaznia 3-2 (Nimani 2, Cetkoviç/ Marku, Dibra)
17.10.2016 Vllaznia- Laçi 1-2 (Shtubina/ Toska, Lulaj)
14.12.2016 Laçi- Vllaznia 1-0 (Aquino)
12.03.2017 Vllaznia- Laçi 1-0 (Bakaj)
15.05.2017 Laçi- Vllaznia 3-0 (Vucaj, Qaqi, Mensah)
30.09.2017 Laçi- Vllaznia 2-0 (Xhixha 2)
03.12.2017 Vllaznia- Laçi 1-2 (E.Hasani)
28.02.2018 Laçi- Vllaznia 1-0
29.04.2018 Vllaznia- Laçi 1-0 (Xh.Sukaj)
24.08.2019 Vllaznia- Laçi 1-0 (Hygor)
27.10.2019 Laçi- Vllaznia 3-0
25.01.2020 Vllaznia- Laçi 0-0
07.06.2020 Laçi- Vllaznia 5-2 (S.Zogaj, G.Lika)
19.12.2020 Laçi- Vllaznia 1-0 (Xhixha)
05.02.2021 Vllaznia- Laçi 1-2
10.04.2021 Laçi- Vllaznia 0-0
26.05.2021 Vllaznia- Laçi 2-0
11.09.2021 Laçi- Vllaznia 3-5 (Zarubica 2, Lushkja/ Latifi, Da Silva, Aralica, Gurishta, Kaina)

Totali: 57 ndeshje, 28 fitore Vllaznia, 6 barazime, 23 fitore Laçi. Golaverazhi: 79 gola të shënuar Vllaznia, 61 gola të shënuar Laçi.
Gjergj KOLA