Nga Gjergj KOLA

Ishte shumë e qartë tashmë. Dalja në skenë e skuadrës së ushtrisë dhe më pas edhe e asaj të Ministrisë së Brendshme, do ishin krejtësisht në dëm të Vllaznisë dhe skuadrave të tjera të rretheve. Në ato vite të para të pasluftës, Partizani kishte filluar “të bënte ligjin” në futbollin shqiptar. Të kuqtë morën ashtu siç e morën kampionatin e vitit 1947 dhe të njëjtën gjë bënë edhe një vit më vonë.

Dhe sërish Vllaznisë. Këtë herë me golaverazh më të mirë. Kampionati i vitit 1948 është zhvilluar me 14 skuadra, të ndara në 2 grupe, ku grupi A kishte 6 skuadra dhe grupi B me 8. Në grupin A bënin pjesë Partizani, Vllaznia e 17 Nëntori, tre skuadrat më të njohura të atyre viteve ndërkohë që në grupin tjetër ishin Flamurtari dhe ekipe të tjera pa shumë emër e përvojë në futbollin shqiptar. Dallohej qartë se gara për titullin kampion do ishte shumë e fortë.

Skuadra që do zinte vendin e parë në grupin A natyrisht që do dilte kampion i vendit. Rivaliteti ishte shumë i madh në mes Partizanit e Vllaznisë. Ballafaqimi parë në Shkodër mes këtyre dy ekipeve do fitohej nga vendasit me rezultatin e thellë 4-1. Ndeshja e kthimit në Tiranë mbyllet 1-0
për Partizanin por Vllaznia sipas kronikave të kohës, është dominuese në lojë, paçka se i mungon vetëm goli. Këto ishin të vetmet humbje për këto ekipe, çka tregon për forcën e tyre. Dhe dy ekipet shkojnë drejt fundit të kampionatit me pikë të barabarta. Çka do thoshte se për skuadrën kampione do vendoste golaverazhi.  Ajo çfarë nuk arrijmë të kuptojmë në historikun e këtij kampionati është ngatërrimi i datave të ndeshjeve. Kështu  Vllaznia ndeshjen e javës së katërt e luan me Besën në Kavajë më 11 prill të atij viti ndërsa Partizani ndeshjen e po kësaj jave me 17 Nëntorin më 11 korrik!!! Vllaznia e luan ndeshjen e saj të javës së 8-të me Dinamon më 25 korrik ndërsa Partizani me Yllin e Kuq më 15 gusht. Nuk merret asgjë vesh. Mbi të gjitha vetë organizmi që e drejton këtë kampionat, e lejon një  zhvillim të tillë të
ndeshjeve në mënyrë krejt absurde. Mbase diçka ka në këtë mes dhe gjithçka luhet në kurriz të shkodranëve. Derisa mbërrijmë tek java deçizive e vendosjes së fatit të titullit kampion.

E shkëpusim këtë nga libri i Besnik Dizdarit: “Historia e kampionateve të Shqipërisë”- vitet ’40. Diku shkruhet: “…Ndeshjet falë atij çrregullimi të pamëshirshëm, nuk kanë ecurinë e duhur. Kështu dy ndeshjet e fundit, tepër vendimtare, pa ndonjë arstë fortë, luhen më 15 gusht. Partizani vllaznia kanë nga 15 pikë. Golat paraqitkështu: Partizani 25-8, pra +17 gola; Vllaznia 18-7, pra +11 gola. Në Tiranë luhej Partizani- Ylli i Kuq, ku dihej që skuadra durrsake nuk ishte një formacion dosido. Në Shkodër është Vllaznia- Besa dhe dihej që skuadra kavajase po kalonte një periudhë shumë të vështirë të historisë së saj teksa kishte humbur 7 ndeshje, por kishte marrë vetëm një barazim, 1 pikë vetme në gjithë kampionatin! Në Shkodër mendonin se Vllaznia do t’i shënonte Besës gola të pafund dhe Partizani do fitonte ngushtë. Llogari të gabuara në fakt. Partizani fiton 9-0 kundër Yllit të Kuq dhe Vllaznia “vetëm” 6-0 ndaj Besës. Në Shkodër ka kundërshtime sepse sipas tyre, Ylli i Kuq i ka hapur portat Partizanit i cili në pjesën e parë të kampionatit kishte barazuar me vështirësi. Në Tiranë simpatizantët e kampionëve thonë se sido që të ishte, Vllaznia nuk mund të fitonte, bie fjala 15-0 me Besën! Me golaverazh më të mirë (+26 përballë +19 të vllaznisë) Partizani edhe me koefiçentin e përpjestimit golave të shënuar me ato të pësuar siç përcaktonte rregullorja e renditjes në këtë kampionat, është finalist kampionatit të 11-të kombëtar”. Logjikë që do ishte edhe kampion se finalist tjetër, Flamurtari ishte shumë më poshtë në nivel se Partizani e Vllaznia. Historia e ndeshjes së fundit të këtij kampionatit përshkruhej mjaft mirë edhe në gazetën “Vllaznimi Sportiv” të datës 27 maj 1992 nga gazetari i mirënjohur Rifat Uruçi kur shkruante: “…telefonatat e garnizoneve ushtarakë ishin vendosur
në fushën vjetër të Shkodrës, çdo gjë bëhej nënkujdesin e majorit ushtarak S.Xh. që punonte në aparatin e sigurimit Ministrisë së Mbrojtjes. Si njeri me merita e kishte gjetur ilaçin. Ndeshja me Partizanin filloi gjysmë ore me vonesë. Centralistët ushtarakë bënin punën e tyre dhe Partizani për çudi e gjeti rrugën rrjetës 9 herë dhe vllaznia 6 herë”
.