E kishim paralajmëruar pak ditë më parë dhe kështu ndodhi. Ndryshe nga sa kishin deklaruar drejtuesit e Erzenit, duke e bërë madje edhe zyrtare, trajneri Elvis Plori, nuk është trajner i këtij ekipi. Ai pas kthimit nga Gjermania, është ulur në bisedime me krerët e këtij klubi por nuk është bindur nga oferta e tyre dhe natyrisht edhe nga projekti. Për këtë arsye, Erzeni tashmë ka një trajner tjetër, pikërisht Nevil Deden. Plori nga ana tjetër nuk ka hezituar dhe ka vazhduar punën tek Akademia “Internacional” ku ndjehet mjaft mirë.

Aty drejton ekipet U-17 dhe U-15 prej dy sezonesh dhe sigurisht që këtë punë mund ta lërë vetëm për diçka shumë serioze. Ofertë që deri më tani nuk i ka ardhur pavarësisht bisedimeve që ka patur me klube të ndryshme.
© shkodrasport.com