Për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi e madhe në futboll, pikërisht në Portugali. Përgjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një episod i frikshëm në ndeshjen midis Estoril dhe Portos. Ngjarja ka ndodhur përgjatë pushimit të ndeshjes, me protagonistë tifozët e Portos. Ata vërshuan në fushë, për shkak se tribuna ku ndodheshin filloi të shfaqte të krisura të mëdha në mure dhe të gjithë i kapi paniku nga një shembje e mundshme. Momente të shumta ankthi për tifozët, të cilët menduan se tribuna do të shembej dhe kështu u turrën të gjithë drejt fushës.

Fillimisht forcat e sigurisë u kërkuan tifozëve të shkonin në fushë, për të parandaluar një tragjedi. Më pas gjendja u qetësua, por gjithsesi zyrtarët e ndeshjes vendosët që ndeshja të anulohej.