Goli shumë i rëndësishëm i shkodranit Guri në kupë dhe një intervistë e Elvis Plorit për Vllazninë, kanë qenë të vetmet gjëra që janë shkruar sot në faqet e para të gazetave sportive sa i takon sportit dhe sportistëve shkodranë.

Kështu, në gazetën “Sport Ekspres”, kryeartikulli i kushtohet një futbollisti shkodran.

Pikërisht sulmuesit të Kukësit Sindrit Guri i cili me golin e shënuar dje, i ka dhënë kualifikimin në kupë skuadrës së tij.

Kjo gazetë shkruan: “Guri lë Tiranën pa kupë”. Po në këtë gazetë ka edhe një artikull për Vllazninë pikërisht atë me titull: “Vllaznia/ Plori prek “plagën”: Nuk është çështje menaxhimi”.

Nga ana tjetër në gazetën “Panorama Sport”, pikërisht në faqen e parë të saj, nuk ka asnjë artikull për Vllazninë dhe sportin shkodran.

Por për më tepër,lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: