Një zbulim i bujshëm ka ndodhur në transmetim “live” gjatë emisionit “Non è l’Arena” për ndeshjen Bari-Kastel di Sangro, e luajtur më 15 qershor të vitit 1997, kur ekipi mik e kishte siguruar qëndrimin në Serinë B, kurse puljezët duhej të fitonin për t’u ngjitur në Serinë A.

Ka qenë një ndeshje e shumëpërforlur, madje një shkrimtar amerikan i ka kushtuar një libër dhe shtypi është marrë shumë kohë me të, por më pas gjithçka u harrua.

Dje, pas shumë kërkimesh, janë gjetur dy dëshmitarë, të cilët kanë thënë qartësisht se ka pasur një fiskim rezultati.

Dy lojtarë të Kastel di Sangros, Luka Albieri, i cili flet pa e mbuluar fytyrën para kamerës dhe një tjetër futbollist, që nuk e tregon fytyrën, pohojnë se ndeshja ishte e shitur dhe se rezultati 3-1 ishte vendosur para se të niste loja.

Albieri shprehet se urdhëri erdhi nga klubi.

Albieri ka vendosur të flasë pas një kohe të gjatë reflektimi, duke u ndjerë gjithmonë në faj. Nuk ka dashur ta ruajë më sekretin.

Dëshmi të qarta që përfshijnë shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit. /Vipsport/