Ajo është një nga vajzat më të sukseshme e ekipit të Juban Danja. Ndeshje pas ndeshje po e shfaq më së miri talentin e saj.

E kemi fjalën për futbollisten Klaudia Rrotani. Në këtë intervistë ne do përpiqemi të nxj

errim më shumë detaje për jetën e saj jashtë fushës së gjelbërt.Duke i uruar suksese Klaudias në veçanti dhe ekipit në përgjithësi po vijojmë me pyetjet.

-Përshendetje Klaudia! Faleminderit që pranove për intervistë.Për të mos u zgjatur po futemi direkt në temë. Si u gjende mes një fushe futbolli dhe cila është ndjesia kur shkele për herë të parë?

-Në fëmijëri kisha ëndërr baletin, e imagjinoja veten një balerinë të sukseshme.Bëhet fjalë në moshën 11-12 vjeçare.

Por asnjëherë se kam injoruar sportin në përgjithësi, por duke pasur gjyshin edhe babin që ishin marrë me futboll më nxisnin dhe mua të shihja ndeshje futbolli.

Rashë shumë shpejt në dashuri me futbollin sa që ishte e vetmja gjë që doja të merresha. Një top pranë vetes dhe isha më e lumtura në botë. Në qoftë se oksigjeni quhet ajri që njerëzit thithin, për mua është futbolli.

Dikur ishte ëndërr, kurse sot është realitet falë familjes time që është mbështjetja ime më e madhe si dhe presidentit të ekipit Ferdinand Jakut.

-Si një sportiste e aftë,cilin ushqim ke të preferuar?

-Në fakt unë i preferoj të gjitha ushqimet dhe nuk kam ndonjë specialitet në vecanti ,por mund të veçoja “lazanjen” si më të shijshmen…

-Si do ta përshkrueje veten, përmes një kënge,titulli apo filmi?

-Gjatë jetës mundohem gjithmonë të lë gjurmë tek njerëzit dhe të jem gjithmonë e sinqertë dhe mirënjohëse ndaj tyre për cdo gjë.

Pasi sinqeritetin e cilësoj si gjënë më të shenjtë. Jo të gjithë janë të destinuar të jenë me ty gjithmonë, por për sa kohë të jesh me ata njerëz duhet t’i falësh mirësi. Dhe nqs do t’i vendosja vetes një titull filmi ai mund të ishte: “Një shëtitje e paharrueshme”.

-Mes të gjitha stinëve të vitit, cila e karakterizon Klaudian?

-Do thoja se i ngjasoj pranverës se qesh gjatë gjithë kohës dhe mundohem t’i bëj të tjerët të qeshin,por mund të them se jam edhe si dimri, shumë misterioze… 😉😊

-Për t’iu rikthyer sportit,cila është vështirësia më e madhe që ke hasur në fushë apo përballje?

-Nuk e di a mund t’a quaj vështirësi apo emocion, por atë e kam hasur në një ndeshje kur luaja me kombëtaren kundër Turqisë dhe s’kishte më shumë se 10 minuta lojë dhe profesori më tha që do hysh në lojë dhe kisha aq shumë emocione dhe e kisha të vështirë të luaja, por jo vetëm që më ikën emocionet, por shënova edhe gol…

Në raste të tilla mund të cilësoj si vështirësi ato emocionet negative që më pushtojnë në disa raste.☺

-Në një përballje ndryshe jo me një skuadër vajzash por djemsh, beson që do arrije të shënoje?

-Me çunat zakonisht kur luaj,luaj më fort duke qenë se ato e mbajnë veten shumë më lart se vajzat në fushën e blertë, por kundër tyre e shoh veten të barabartë dhe golat më shijojnë më shumë se kur luaj kundër vajzave…

-E meqë dolëm te cunat, si e ka marrëdhënien Klaudia me dashurinë e vërtetë,pasi dashurinë të dikurshme të cunave(futbollin)po e përjeton,në aspektin tjetër ka ndonjë të re?

-Ehh… pyetje me spec hahaha. Për momentin futbolli është lumturia më e madhe, kurse dashuria e vërtetë nuk mund të jetë shumë larg, por akoma nuk kemi rënë në gjurmët e njëri-tjetrit se nuk do rezitoja t’a thoja. Po gjithsesi pyetje me spec mbetet (hahaha)😊

-Cila është festa më e çmendur e fitoreve të ekipit tuaj?

-Si festën më të cmendur mund të them se ishte festa kur jemi shpall kampion të kupës së Shqipërisë në sezonin 2011-2012 ku emocionet ishin të pa përshkrueshme…

-E ardhmja e Klaudias do të jetë në një fushë të gjelbërt, në një pozicion tjetër apo…?

-Klaudia gjithmonë do të jetë pjesë e sportit në të ardhmen, ndoshta jo më si lojtare, por pse jo një trajnere e sukseshme jashtë vendit apo një gazetare sportive.

Unë luftoj gjithmonë që t’ia arrij qëllimeve dhe objektivave të mia pasi këmbëngulja është arma ime më e fortë.

-Të falenderoj shumë,shumë për sinqeritetin Klaudia. E çmoj. Të uroj suksese pafund, e do të takohemi sërisht për të tjera intervista.
-Kënaqësia është edhe e imja. Patjetër me shumë kënaqësi.Suksese Pamela!

Intervistoi: Pamela Rroku