Elvis Plori radhit shfaqet që sollën rënien. Ish-lojtari dhe trajnerit i kuqebluve, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, i bën skanerin ekipit.

Ai e krahason Vllazninë me një “zonjë të bukur”, e cila ka kaluar jo vetëm dorë më dorë, por edhe është keqpërdorur. Analiza e Plorit është disi i veçantë, pasi në këtë rast ai bën edhe “doktorin”.

Por në fund, qartazi kuptohet që ai bën përgjegjës veten, kolegët e tij, legjendat dhe tifozët. Ai evidenton që të gjithë heshtën dhe kurrë nuk ngritën zë për Shkodrën dhe futbollin.

Si e shikoni rënien e Vllaznisë nga kategoria?

Vllaznia ra nga kategoria duke sjellë një dëm të madh jo vetëm moral, por edhe sportiv.

Nuk është e habitshme që në qytetin e Shkodrës nuk ka kryefjalë tjetër, veç Vllaznisë. Në këto diskutime kërkohet që të gjendet fajtori, se kush e hodhi këtë Vllazni nga kategoria.

Të gjithë kanë vetëm këtë pyetje, duke filluar nga unë i parë dhe kolegët e mi, apo edhe gazetarët, tifozët dhe çdo qytetar i thjeshtë.