Pavarësisht se ende nuk është bërë një analizë e sezonit që sapo u mbyll, në Shkodër kanë filluar që të përfliten edhe kandidaturat më të mundshme për të marrë drejtimin e ekipit.

Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit kanë filluar punën për të ristrukturuar ekipin e tyre. Nga ajo që përflitet është se në skuadër reforma do të jetë e thellë.

Ekipi pritet që të përbëhet nga djem të rinj që do të japin vlerat më të mira për të sjellë Vllazninë në Superiore.

Mirëpo, ky ristrukturim do të nisë nga caktimi i emrit të trajnerit të ri. Nisur nga kjo kanë filluar që të dalin edhe kandidaturat e para.

Përveç emrit të Elvis Krajës, teknikut që mbylli këtë sezon, edhe emrat e shkodranëve të tjerë, Edi Martinit, Elvis Plorit, një tjetër ish-trajner e zëvendëstrajner i kësaj skuadre, kanë nisur të qarkullojnë.

Po ashtu, kandidaturë është edhe një tjetër njohës i mirë i elementit të ri, si Samuel Nikaj. Në ditët në vazhdim do vendoset.