Skuadra e Kastriotit ka zyrtarizuar në stol, trajnerin Elvis Plori. Klubi nderpr t bashkepunimin pak ditë më parë trajnerin Samuel Nikaj, ndërsa në vendin e tij ka marrë një tjetër shkodran, Plorin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Prej ditës së sotme në postin e trajnerit është emëruar Elvis Plori. Klubi dhe tekniku kanë lidhur bashkpunimin mes tyre për një periudhë kohore një vjeçare”, ka shkruar klubi në Facebook.

Plori ka qenë në të shkuarën trajner i Vllaznisë, si dhe Tërbunit të Pukës./newsport/