Pas prezantimit të sulmuesit Çarls Atsina, Kastrioti ka bërë edhe prezantimin e radhës dhe këtë herë, me krutanët ka firmosur mesfushori Ersil Ymeraj.

Mesfushori 24-vjeçar nga Kopliku i Malesise se Madhe ka firmosur me ekipin e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore një kontratë dyvjeçare.

Ymeraj ka qenë pjesë e skuadrës së Kamzës në sezonin e fundit, ku ka zhvilluar ndeshje me të vërtetë të mira, duke u bërë pjesë e padiskutueshme e formacionit kamzali.

Ymeraj eshte nje njohje e vjeter e trajnerit Plori sepse kane punuar sebashku tek ekipi U-19 i Akademise Vllaznia pese vite me pare.

Ai është një përforcim i rëndësishëm për klubin e Kastriotit dhe mund të ndihmojë në realizimin e objektivit mbijetesë.

Gjatë ditëve në vijim, pritet që te Kastrioti të ketë edhe afrime të tjera, duke qenë se kjo gjë u paralajmërua nga vetë trajneri Plori në një prononcim pas ndeshjes me Teutën. Ai u shpreh se do të vijë dhe një sulmues tjetër e disa mesfushorë. /Vipsport/