Ekipi i Kastriotit prej ditësh ka nisur prej disa ditësh fazën përgatitore duke zhvilluar dy javë përgatitje fillimisht në Pukë. Pjesë e ekipit tashmë është edhe ish- lojtari i Vllaznisë Denis Balaj.

Ai mesa duket ka arritur të bindë trajnerin Elvis Plori dhe konsiderohet pjesë e skuadrës krutane për sezonin e ri futbollistik.

Për mesfushorin 20 vjeçar në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e klubit të Kastriotit t’i vënë përpara edhe kontratën për të firmosur.

Kujtojmë këtu se Balaj në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Vllaznia B ku ka rënë në sy për paraqitjet e tij të mira.

Tashmë po i jepet mundësia të tregojë vlerat e tij edhe në Superligë dhe vetë ai beson se nuk do ta zhgënjejë stafin teknik të Kastriotit që i ka besuar një vend në skuadër.
www.shkodrasport.com