FIFA ka ardhur me një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit dhe futbolldashësit. Qeveria e futbollit Botëror ka bërë një njoftim në faqen zyrtare ku thuhet se të gjitha suveniret e Kupës së Botës do të shiten me 50% ulje.

Këtu përfshihen topa, fanella, gota, kapele dhe shume suvenire të ndryshme që kanë qenë pjesë e kompeticionit në Rusi.

Kështu të gjithë fansat mund të ndihen të kënaqur sepse do të kenë mundësi që të blejnë fanellat e ekipeve të tyre të preferuar më lirë.