Në sezonin e ri në Superiore do të kemi një risi për sa i përket sponsorizimit të skuadrave.

Risia ka të bëjë me skuadrën e Kastriotit e cila do të sponsorizohet nga një kompani bastesh aziatike e cila tashmë ka zbarkuar në Shqipëri duke pajisur me uniforma lojtarët e Kastriotit.

Kompania “138.com” nuk operon si një pikë bastesh në Shqipëri por megjithatë në legjislacionin shqiptar nuk ka ndonjë ligj që ndalon sponzorizimin nga një kompani e huaj bastesh.

Ne kete menyre tashme pritet te shohim se çfare do te ndodhe me ecurine e kesaj skuadre ne sezonin e ri. Kujtojme se Kastrioti do te drejtohet nga trajneri shkodran Elvis Plori.