Skuadra debutuese ne kampionatin e me te mireve, Kastrioti i Krujes, prej disa ditesh ndodhet ne Bullgari, per te zhvilluar fazen pergatitore. Nje gje e tille ndodh per here te pare ne historikun e klubit krutan.

Skuadra eshte rikthyer ne kampionatin e me te mireve pas disa sezonesh mungese dhe do te drejtohet nga shkodrani Elvis Plori, nje emer shume i njohur per sportdashesit krutane, pasi ka drejtuar para dy edicionesh skuadren e tyre.

Ne kete periudhe merkatoje te skuadra krutane kane ndodhur shume ndryshime jo vetem ne staf por dhe ne merkaton e futbollisteve. Kohet e fundit jane larguar shume futbolliste, ku nder me te spikaturit jane Rigers Hoxha dhe Enco Malindi.

Nderkohe qe jane afruar dhe shume te tjere, si Dejan Shehaj, Alekasndros Rrahim, Carl Astina, Dejan Shehu, Patrik Bardhi, Ersil Ymeraj, etj.

Se fundmi skuadres se Plorit i eshte bashkuar dhe malazezi Nikola Stijepovic, i cili sipas burimeve prane skuadres krutane, thuhet se ka nje karriere te pasur sportive.

Nderkohe neser skuadra ka planifikuar miqesoren e pare. Perballe krutaneve do te jene qipriotet e AEL Limasol, ndeshje e cila do te luhet ne oren 18:00. Nderkohe me daten 2 Gusht eshte planifikuar nje tjeter miqesore, perballe do te kene nje tjeter skuader qipriote, Nea Salamis.

Por nje problem per skuadren krutane eshte zhvillimi i ndshjeve te kampionatit. Thuhet se stadiumi Kastriotit nuk permbush rregullat ose kriteret e vena nga FSHF dhe ka te ngjare qe ndeshjet si pritese t’i zhvillojne jashte fushe.

Duket paradoksale se FSHF te marre nje vendim te tille ku krutanet kane disa sezone qe kane luajtur ne kete stadium.
Nderim GOCI