Skuadra e Kastriotit do te zbrese serish ne fushen e lojes per nje tjeter ndeshje miqesore. Perballe te besuarve se Elvis Plorit do te jete skuadra tjeter qipriote, Nea Salamis, qe perveç emrit qe ka ne futbollin qipriot ka eksperience dhe ne ndeshjet nderkombetare.

Siç duket trajneri shkodran i krutaneve Elvis Plori po e shfrytezon me se miri fazen pergaditore me zhvillimin e ndeshjeve miqesore. Ndeshja qe do te luhet neser ne oren 17:00 dhe eshte dyta ne token bullgare.

Ne ndeshjen e pare skuadra krutane u mund nga AEL Limasol me rezultatin e ngushte 2-1. Trajneri shkodran, Plori u shpreh i kenaqur e lojen e skuadres.

Nisur nga loja e zhvilluar, numri nje i pankines krutane, pohoi se skuadra e tij jo vetem me lojen e zhvilluar por dhe me rastet e krijuara ishte fare prane fitores.

Gjithsesi neser ndeshja ndaj Salamis do te jete test per futbollistet e ardhur ne skuader. Nuk dihet nese ne ditet ne vazhdim do te kete apo jo afrime te reja.
Nderim GOCI