Barazimi pa gola te arritur ndaj Nea Salamis dy dite me pare, nuk perben lajm te ri per lexuesit e gazetes. Ndryshe nga ndeshja e zhvilluar ndaj Ael Limasol, ne ndeshjen e fundit skuadra ishte me e motivuar.

Jo vetem loja e zhvilluar por dhe numri i rasteve per shenim, tregoi se skuadra e Plorit ka nisur te funksionoj. Ne prononcimin e dhene gazetes “Shkodra Sport”, trajneri shkodran qe prej disa javesh drejton skuadren debutuese, Kastriotin, mes te tjerash ben skanerin skuadres se tij.

“Me shume se rezultati, ajo qe me kenaq eshte loja e skuadres. Ne ndeshjen ndaj Salamis, skuadra ka zhviluar nje ndeshje majt te mire. Jemi afruar disa here portes qe me pak kujdes mund te kishim shenuar.

Ajo qe eshte e rendesishne eshte se skuadra ka nisur te funksionoje. Nga ndeshja ne ndeshje skuadra ka rritje ne te gjithe treguesit e saje. Perveç prezantimit te mire ne ndeshjet stervitore, te futbollistet kam konstatuar seriozitet ne marrjen e ngarkesave stervitore”- komenton trajneri Plori qe ne vijim te prononcimit te tij pohon se ne skuader do te kete serish afrime, por pa specifikuar emra konkret.

Ajo qe duhet pranuar ne realitet eshte se skuadra kohet e fundit ka pesuar ndryshime te medha. Shume futbolliste jane larguar por shume te tjere jane afruar, çka ka shtuar konkurencen ne skuader.

I vetmi shqetesim per sportdashesit krutane eshte zhvillimi i ndeshjeve jashte fushes se tyre. Nderkohe qe neser skuadra do te zhvilloje dhe nje tjeter ndeshje miqesore, qe ka te ngjare te jete e fundit per skuadren krutane, ne Bullgari. Behet fjale per Levski Karlovo, pjesmarrese ne ligen e dyte bullgare.
Nderim GOCI