Te dielen ne oren 10:30, skuadra e Kastriotit do te zhvilloje ndeshjen e fundit miqësore. Perballe te besuarve te Plorit do te jete skuadra e kategorise inferiore bullgare, Levski Karlovo.

Me shume se nje ndeshje miqësore, trajnerit krutan do tti sherbeje per te pare nga afer gjendjen e funtbolliteve qe ka ne dispozicion.

Numri nje i pankines krutane, Elvis Plori pohon se skuadra e tij eshte ne rrugen e duhur, ate te harmonizmit aq te domosdoshëm ne ecurine e kampionatit. Ne dy ndeshjet miqesore te zhvilluara deri me tani gjate fazes pergaditore ne token bullgare, ndaj Ael Limasol dhe Nea Salamis, ka mundur te marre nje humbje dhe nje barazim.

Duke pare cilesine e kundershtarit, ka shume te ngjare qe skuadra krutane te fiksoje nesër fitoren e pare. Po me e rendesishme per trajnerin shkodran qe do te drejtojë skuadren krutane, si debutuese ne kampionatin e ri te Superliges eshte persosmeria i veprimeve taktike.

Ka shume te ngjare qe skuadra te kthehet ne atdhe rreth dates 7 Gusht. Ashtu si ndodh zakonisht, trajneri do te hartojë nje program me te ngjeshur stervitor, pasi dita e fillimit te kampionatit sa vjen e po afrohet.
Nderim GOCI