Ekipi i Kastriotit zhvilloi miqësore kundër skuadrës Levski Karlovo. Takimi u luajt në Bullgari, aty ku po zhvillon fazën përgatitore skuadra krutane, u mbyll me rezultatin 2-2.

Lojtarët nuk arritën që t’i dhuronin një fitore trajnerit Elvis Plori në rastin e ditëlindjes së tij. Trajneri shkodran hodhi në fushë një formacion 4-4-2 me Markun dhe Atsinën në maje të sulmit.

Krutanët shënuan dy herë në minutën e 43′ me Mziun dhe 53′ me anë të Shehit. Në pjesën e dytë, tekniku Plori ndryshoi shumë nga formacioni i tij dhe rezultati u barazua.

Skuadra krutane po përgatitet shumë seriozisht për fillimin e kampionatit më 19 gusht.

Kastrioti – Levski Karlovo 2-2
Shënues: Mziu 43’, Shehi 53’
Kastrioti: Kuka, Caca, Çela, Lila, Stijepoviç, Shehu, Çutra, Mziu, Aleksëndër, Marku, Atsina. (U aktivizuan: Puja, Shehi, Neziri, Bardhi, Këndezi, Ymeraj)