Kastrioti ka marrë një fitore bindëse përballë Ilirsë me shifrat 3-1. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Redi Maloku”. Skuadra e Plorit e ka mbyllur pjesën e parë në avantazhin e 3 golave.

Autorët e golave kanë qenë Rrahim në të 15-tën minutë, Çela në minutën e 30-të dhe 2 minuta më vonë Bardhi.

Pjesën e dytë Iliria ka gjetur rrugën e rrjetës me anën e Turkajt në minutën e 55-të, për të vulosur gjithë takimin në shifrat e përgjithshme 3-1.

KASTRIOTI – ILIRIA 3-1

FORMACIONET

KASTRIOTI: Kuka, Hussein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Rrahim, Bardhi, Çutra, Mziu, Marku.

Trajner: Elvis Plori

ILIRIA: Baku, Sala, Selmani, Papleka, Gjokeja, Turkaj, Zuna, Kurti, Xhaferri, Doçi, Bardhi.

Trajner: Fatmir Sala

U aktivizuan: Janot, Demiraj, Cani, Balluku, Masha, Kulli

Arbitra: E.Burgu, G.Loci, B.Burgu