Kastrioti është një nga dy skuadrat që u ngjitën në Kategorinë Superiore, por që në merkaton e verës është treguar ekip mjaft aktiv, duke afruar lojtarë me eksperiencë dhe mbi të gjitha ka ruajtur boshtin. Grupi është i njëjti në masën mbi 50%, ndërkohë që janë afruar lojtarë me peshë.

Gjatë ditëve të fundit, trajneri Elvis Plori është vënë në “alarm” për të përforcuar portën, pas ende skuadra nuk ka një portier që të rivalizojë siç duhet me Klajdi Kukën.

Aktualisht po përflitet emri i vlonjatit Shpëtim Moçka. Ky i fundit është lojtar i lirë, pasi Teuta e ka larguar përfundimisht, ndërkohë që për të ka pasur interes dhe Tirana. Megjithatë, ai është njohje e vjetër e Kastriotit dhe kështu që akordi mund të arrihet shumë shpejtë.

Edhe në sulm, ku i duhet një lojtar që të shtojë konkurrencën për ofensivën, sidomos nga krahët. Plori kërkon një këmbëshpejtë, por me sa duket e ka gjetur.

Eduasportin.com pak ditë më parë bënte me dije se Realdo Fili do të transferohej në Krujë, teksa burime pranë skuadrës zbulojnë se palët janë ulur dhe me sa duket kanë arritur akordin.

Në ditët në vijim fieraku që ka dalë nga Apolonia dhe që është aktivizuar me Partizanin e Kamzën pritet që të dalë në fushë me krutanët. /EDS/