Kastrioti ka humbur një tjetër takim në kampionat, duke u mundur nga Kamza 2-0. Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori është shprehur për “Supersport” se ka mbetur i çuditur nga neglizhenca e mbrojtësve në rastin e golave, ndërsa ka zbuluar edhe një detaj nga kontrata me Rahim.

“Mund të thuash që është në krizë, por Më mërziti loja pasi nuk ishte pasqyrë e ndeshjeve të tjera. Në ndeshjen me Partizanin skuadra luajti mirë kishte mundësi dhe tregoi një tjetër ekip. Këtu më mërziti mënyra si i pësuam golat e minutat e para nuk kalohen mirë dhe na ka rënduar psikologjikisht.

Kërkova një lojë më sulmuese për të rihapur ndeshjen por sulmuesit nuk po arrijnë të bëjnë atë që duhet.

Golat në minutat e parë tregojnë një karakter tjetër dhe e kemi menduar shumë këtë gjatë pushimit që kishim, por sulmi i Kamzës ishte frontal. Mbrojtësit hezitojnë dhe kishte neglizhencë që më ka habitur.

Ne duhet të marrim masa mirë për të ndryshuar diçka që të2 mos pësojmë gola në këtë mënyrë, por duhet të shohim më para. Nuk jemi skuadër që mund të hapet para. Skuadra ka më shumë mundësi dhe kam besim te skuadra.

Prishi pak balancat edhe Shehu dhe duhet të filloja me Henrin që erdhi në fund të merkatos dhe nuk është përshtatur ende. Kemi pritur të vijnë herët, por erdhën vonë dhe prandaj nuk janë përshtatur.

Edhe shorti nuk ishte i mirë për ne në fillim të kampionatit. Gjithsesi është një skuadër që luan futboll por sot na mungoi edhe grinta.

Bëmë gabime foshnjarake. Nuk kam qenë i kënaqur as në takimet e tjera me këtë pjesë.

Rahim ka pasur probleme që i kemi marrë me bujë të madhe. Kontratat e tij me klubin nuk është respektuar nga Rahim. Ai kërkoi kushte të tjera nga çfarë ishte shkruar në letër. Pakënaqësia e tij ishte që nuk jetonte dot në Krujë. Ditët në vijim do të shohim situatën e tij”, u shpreh Plori. /vipsport/