Stavri Nica është zyrtarisht trajner i Kastriotit. Këtë të hënë pasdite ai ka dalë në stërvitje me ekipin krutan. Nica zëvendëson në këtë detyrë Elvis Plorin, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i skuadrës krutane pas ndeshjes me Kukësin.

Humbjet radhazi në kampionat e detyruan trajnerin shkodran, t`i hap rrugën një emri të ri.Drejtuesit e klubit të Kastriotit nisën menjëherë bisedimet me Stavri Nicën, arritja e marrëveshjes është bërë pikërisht sot.

Pak pas mesdite, Stavri Nica ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit, duke arritur dhe marrëveshjen përfundimtare për të drejtuar Kastriotin.

Tranjeni Stavri Nica ka një karrierë të gjatë dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar. Nën drejtimin e tij, pritet që skuadra krutane të ketë edhe rezultate pozitive. Tashmë synimi i vetëm mbetet qëndrimi në Superligë. Ndeshja e parë në krye të Kastriotit për Stavri Nicën, do të jetë ajo kundër Luftëtarit.

Stavri Nica më herët ka drejtuar shumë klube të tjera në Superligë dhe Kategorinë e Parë, këtu përfshihen emra si: Teuta, Besëlidhja, Laçi, Apolonia etj.