Ky moment dhe artikull, do iu kujtojë ndoshta shumë çaste nga fëmijëria juaj, pasi flasim për “Wrestlemania”. Sigurisht, flasim për një shou që vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite nga njerëz të ndryshëm, por përgjithësisht tërheq mosha më të vogla, pasi skenat e ndërtuara atje, janë gjithmonë të inskenuara.

Për herë të parë, në këtë sport ka edhe një personazh që përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën. Ai quhet Gëzim Selmani, ose siç e thërrasin ndryshe në WWE, kompani kjo më e madhe e Wrestlingut, “psikopati shqiptar”.

Dashuria e tij për vendlindjen është shumë e madhe, aqsa shpeshherë flet edhe në gjuhën shqipe gjatë këtij shou, në videon që e shihni edhe më poshtë. Selmani pritet të bëhet kampion në “Tag Team”, që etiketohet në këtë mënyrë skuadra kampione, së bashku me shokun e tij.

Forca e tij dhe fiziku jashtë normales, vihet re menjëherë tek ky njeri, që ka qenë tmerri i çdo kundërshtari. Gjithmonë në ndeshjet e tij në WWE, Selmani flet në gjuhën shqipe, ndërsa thuajse gjithmonë përsëriten këto fjalë:

“Çfarë po doni? Ne jemi më të mirët”. Gjithashtu ajo që duhet theksuar, është fakti se i njëjti sportist, ka refuzuar përfaqësimin e Holandës më parë, në sportet ekstreme dhe në kafaz, sepse dëshironte flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shqiptari më parë ka qenë pjesë e MMA dhe vendeve të tjera ku duelohej me forcën e vërtetë, aqsa para disa vitesh për pak sa nuk e ka lënë të vdekur në vend një sportist serb. /Shqiperia.ch/