Vllaznia e viteve ’80 është një nga skuadrat më të mira në historinë e klubit shkodran. Vërtetë mund të mos ketë fituar aq trofe sa duhet dhe kjo për shumë arsye, por ai brez lojtarësh ka qenë i përkryer. Në fakt, pjestarët e ekipit të atyre viteve janë përmendur shpesh por ka patur edhe ndonjë prej tyre që është “harruar”.

Nga media dhe jo vetëm. Një prej tyre është Isak Pashaj, mbrojtësi i shquar i krahut të majtë. Askush nuk e përmend, asnjë titull nuk i është akorduar por as të paktën një mirënjohje për kontributin që ka dhënë për këtë skuadër.

I datëlindjes 25.03.1964, ai pasi kaloi ekipin e të rinjve, u ofrua tek të rriturit në sezonin 1982-93. Sezon ku gjeti një ekip të shkëlqyer i cili në fund do të shpallej edhe kampion.

Si 18-19 vjeçar Isaku nuk do të gjente hapësirën e duhur për aktivizim, sepse ishte e vështirë kjo gjë ngaqë titullar ishin emra të mëdhenj.

Një sezon më vonë, në atë 1983-84, pikërisht në ndeshjen Partizani- Vllaznia 2-1, luajtur më 18 shtator 1983 në “Qemal Stafa”, Pashaj do të bënte debutimin e tij për kuqeblutë. Hyn si zëvendësues në fushë duke provuar kësisoj ndjesinë e të qënurit pjesë e kësaj skuadre të madhe.

Dalëngdalë fitoi vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe një vit më vonë, fiton edhe një vend si titullar në ekipin Kombëtar Shpresa përkrah shkodranëve të tjerë si Hysen Zmijani, Fasli Fakja, Viktor Briza etj. Vazhdon të luajë me sukses edhe më pas në rradhët e Vllaznisë me të cilën fiton Kupën e Republikës në vitin 1987.

Madje, në finalen e parë të luajtur në “Vojo Kushi” ai ka shënuar njërin nga tre golat e kuqebluve. Po ashtu, në ndeshjen e Kupës së Kupave Sliema Uonders- Vllaznia të luajtur në shtator të atij viti, ka shënuar njërin nga katër golat e fitores 0-4 të kuqebluve, atë të parin, duke hedhur hapin e kualifikimit për në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Karriera e tij do të vazhdonte e suksesshme deri në sezonin 1991-92 kur Vllaznia do të shpallej kampione e vendit por Pashaj nuk do të luante deri në fund të tij sepse largohet jashtë vendit megjithatë emri i tij është i shkruar në “librin e artë” si kampion.

Sa i takon ekipeve kombetare, Pashaj ka nisur te grumbullohet qe 16 vjeç me kombetaren e te rinjve dhe nje vit me pas debuton me te ne Ballkaniaden qe do te zhvillohej ne Turqi.

Per te vazhduar pastaj me ndeshjet ne eliminatoret e Kampionatit Europian te zhvilluara ne vitin 1982 kunder Qipros, ku Shqiperia U18 u kualifikuar per ne fazen e grupeve, ndeshjet e te ciles u zhvillua ne Helsinki dhe Isaku ne te gjitha ato ka qene titullar formacioni.

Nderkohe, ne vitet 1983-85 ka qene lojtar titullar me ekipin kombetar Shpresa. Me pas, luan dy ndeshje me ekipin olimpik kunder Frances e ku trajneri i kombetares franceze ne prononcimit e tij pas ndeshjeve nder te tjera do te veçonte nje emer nga ekipi shqiptar, ate te Pashajt.

Sakaq, ne vitet 1986, 1987 dhe 1988 mbrojtesi i majte do te ishte lojtar permanent i ekipit kombetar te te rriturve. Madje ne vitin 1987, atehere kur ishte ne kulmin e formes se tij, nga mbledhja e trajnereve te FSHF-se caktohet te jete mbrojtes i majte i ekipit tone perfaqesues.

Kombetarja shqiptare do te shkonte ne ate periudhe ne Rumani dhe kur pritej qe Pashaj te luante si titullar, nje dite para ndeshjes e therret trajneri Shyqyri Rreli dhe i thote se jo vetem nuk do te luante, por nuk do te ishte as rezerve!!! Arsyeja qe i jep Pashajt eshte se “i kishte rene ne vesh se ai kishte share sistemin”.

Ndeshja e dyte nderkohe do te zhvillohej pas disa kohesh ne Berat ndaj Kubes, ku kete here trajneri Rreli e le rezerve por vetem kaq. Isaku tashme kishte “biografi te keqe” dhe per rrjedhoje nuk do bente karriere me kombetaren. Madje vete Medin Zhega i thoshte ne ate periudhe se “dy shalqinj nuk mund te mbahen ne nje dore”, pra edhe “biografine e keqe” edhe karrieren me kombetaren.

Megjithate ka luajtur gjithsej 11 takime nderkombetare ndersa me ekipet kombetare zinxhit ka luajtur 25 ndeshje. Ka luajt ne 10 kampionate me Vllaznine, nga te cilat ne 8 prej tyre si titullar i padiskutueshem.

E gjithë kjo karrierë, të gjithë këto suksese duhej të merrnin më shumë vëmendje të autoriteteve sportive apo dhe të medias megjithatë prej vitesh Isak Pashaj është “i harruar”.

Ndoshta ngaqë jeton prej 27 vitesh jashtë por ky është justifikim. Një emër i tillë dhe veprimtaria e tij sportive kurrsesi nuk mund të harrohet.

Nuk mund të harrohen daljet e tij në krahun e majtë, gjithnjë në mbështetje të sulmit, nuk mund të harrohet shpejtësia e tij apo dhe sparkatat që i kishte shumë qejf.

Ashtu siç nuk mund të harrohen edhe golat që shënonte, të cilët vërtetë mund të jenë të paktë, por kanë mbetur gjatë në kujtesën e të gjithëve. Ky pra është Isak Pashaj, mbrojtësi “i harruar” dhe i paharuar i Vllaznisë së viteve ’80.
Gjergj KOLA

Skeda: Isak Pashaj (Vllaznia)
1983-84 13 ndeshje-
1984-85 11 ndeshje- 1 gol
1985-86 22 ndeshje-
1986-87 24 ndeshje- 1 gol
1987-88 31 ndeshje- 1 gol
1988-89 27 ndeshje- 1 gol
1989-90 15 ndeshje-
1990-91 21 ndeshje- 1 gol
1991-92 7 ndeshje- 1 gol
———– ——-
Totali: 171 ndeshje- 6 gola