Gjatë gjithë këtyre viteve është folur shumë pak për to. Çesk Ndoja dhe Viktor Plumbini kanë dhënë kontributin e tyre në fitimin e disa trofeve për Vllazninëë.

Kanë kontribuar në shumë fitore të skuadrës shkodrane. Megjithatë për Çeskun mesfushor dhe Viktorin sulmues, janë thënë e shkruar shumë pak. Ata kanë vendin e tyre në “palmarasin” e këtij klubi.

Kjo foto që po publikojmë sot për herë të parë, është treguesi më i mirë për këtë. Ata nuk kanë për t’u harruar asnjëherë sepse e kanë shkruar emrin e tyre në historinë e këtij klubi.

Meritojnë vendin e tyre dhe natyrisht që e meritojnë këtë gjë. I përkasin një brezi të artë të Vllaznisë, asaj të viteve ’80 dhe ndoshta kontributi i tyre nuk ka qenë maksimal për vetë konkurrencën që kanë patur në skuadër, por kanë qenë gjithnjë aty.
© shkodrasport.com