Nëse ka një futbollist shqiptar që po dhuron spektakël me paraqitjet e tij, ai është Arbër Zeneli i cili në kampionatin holandez është ndër më të dalluarit. Edhe kur skuadra e tij humbet dhe vetë Zeneli nuk shënon, ai di sërish të jetë protagonist.

Në humbjen që skuadra e tij Herenven mori sot me rezultatin 2-3 ndaj Utrehtit, Zeneli ishte ndër më të dalluarit duke dhënë dy asiste të të kthyera në gola nga Vlap dhe Armersfurt. Megjithëse ndeshja shkoi në 0-3, Hereneveni u kthye në lojë sërish duke ngushtuar diferencën në 2-3.

Në minutën e 14, Bergstrom arriti të kalonte në avantazh miqtë, ndërkohë që në minutën e 26, ishte radha e Kerk për të dyfishuar shifrat. Kur dukej se pjesa e parë po mbyllej, Tanane ka shënuar edhe golin e tretë. Golat e Herenvenit u shënuan në minutat 69 dhe 75. VipSport/