Ashtu si gjithnjë, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic nuk ka munguar të lërë gjurmë me veprimet e tij. Më i fundit, sot, ditën e Krishtlindjes, ku përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare “Instagram” ka uruar të gjithë fansat.

“Merry Chriztmaz”, shkruan Ibrahimovic, duke vendosur gërmen “z” në vend të gërmës “s”, duke konfirmuar se tashmë MLS do të quhet “MLZ”. Jo vetëm kaq, por edhe fotoja e postuar është unike, me një xhuxh që përshëndet me gishtin e mesit.

View this post on Instagram

Merry Chriztmaz

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Zlatan Ibrahimovic do të luajë edhe sezonin tjetër në MLS, me skuadrën e LA Galaxy, duke qenë futbollisti më i paguar në kampionatin amerikan të futbollit. Popullariteti i tij është rritur edhe më shumë pas këtij postimi të fundit, me miliona “pëlqime” anembanë botës.

Zlatan mbetet i pandreqshëm, por ndoshta kjo e bën unik… /telesport/