Lionel Messi kishte një vit 2018 aq të mirë, sa mund të ishte më shumë se lojtari i pestë më i mirë në botë.

Argjentinasi fitoi La Liga dhe “Copa del Rey” me Barcelonën, këtë vit, por nuk ia doli të spikasë vec dominimit të brendshëm në Spanjë. Me Argjentinën ishte një zhgënjim në “RUsia 2018”.

Barca humbi vetëm një herë në Spanjë, sezonin e kaluar, dhe kjo ndodhji pas sigurimit të titullit kampion. Ajo e ka mbyllur vitin 2018 me tri pikë avancë në krye të La Liga-s.

Edhe në mënyrë individuale, Messi kishte një vit të shkëlqyer. Ai e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë në Europë, duke fituar “Këpucën e Artë” dhe vendosur rekord në këtë drejtim, me 5 cmime të tilla, si askush tjetër.

Ai e vazhdoi formën optimale sportive gjatë 2018-ës, duke i dhënë fund vitit me 51 gola për klubin dhe kombëtaren, 2 gola më shumë se rivali i tij më i afërt, Cristiano Ronaldo.

Por, më shumë se kaq, Messi ka dhënë edhe më shumë asiste se kushdo tjetër në Europë. Dhe tani është shfaqur një video, që tregon të gjithë, 26 asistet e Messit, në vitin 2018. Ju mund të shikoni videon më poshtë:

Sa për vitin 2019, do të duhej të prisni më shumë nga Messi dhe Barcelona e tij. “Copa America” duket se do të shënojë edhe rikthimi e tij të pritshëm në skuadrën e Argjentinës.

https://twitter.com/goal/status/1080095273559474177/photo/1
/telesport/