Frenk Riberi i ka kaluar pushimet e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, ku ka vizituar restorantin “Nusr-Et”.

Mesfushori francez i Bajern Mynih ka shijuar një biftek i cili ishte i larë me flori 24- karatësh dhe e ka shpërndarë këtë në rrjetin e tij social “Twitter”. “Salt Bae” siç e njohin të gjithë, i quajtur Nusret Gokçe i ka shërbyer vetë Riberisë ku më pas ka qenë farncezi ai që ka marrë kripën për ta hedhur në biftek në mënyrën e “Salt Bae”.

Riberi shijoi kohën dhe ushqimin në Dubai, ku ndërkohë pritet të kthehet në fushën e lojës, ku për ekipin e Niko Kovaç ka bërë mjaftë mirë në ndeshjet e fundit në kampionat.