Kristiano Ronaldo nuk është më mes 10 lojtarëve më të shtrenjtë të Europës, por në Itali mbetet i pari: në listën e përpiluar nga “KPMG Football” për Serinë A, për lojtarët më të shtrenjtë, CR7 ndodhet në krye me shifrën e 107 milionë eurove. Pas tij vijnë dy argjentinasit, Paulo Dibala i Juventusit, me 95 mln euro, dhe Mauro Ikardi (i Interit), i vlerësuar në shifrën e 90 milionë eurove.

Lista vazhdon me lojtarë të tjerë të njohur e të afirmuar, si Pjaniç, Imobile apo edhe Kulibali i Napolit. Por, ai që bën përshtypje është mesfushori i Milanit, Frenk Kesi, i cili mbyll listën e 10 të parëve, me një vlerësim që kap shifrën e 55 milionë eurove.