Prej gati dy muajsh Elvis Plori ka marrë drejtimin e skuadrës së Burrelit e cila ndodhet jo në pozita komode në renditje. Si rrjedhojë, ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit mbështetje për të ndërhyrë në merkato.

Kjo në mënyrë që të marrë lojtarët e duhur dhe ekipi në gjysmën e dytë të kampionatit të paraqitet ndryshe dhe të shpëtojë nga rënia prej kategorisë. Garancia është dhënë nga to dhe tashmë Plori ka nisur të kontaktojë lojtarë të cilët ai mendon se vlejnë.

Njëri prej tyre është edhe mesfushori shkodran Ari Djepaxhia i cili tashmë i është bashkuar këtij ekipi. Ai luan aktualisht me ekipin “Vllaznia B” por kjo nuk do ta pengojë për t’u larguar nga ekipi i dytë i kuqebluve.

Megjithatë, Burreli vazhdon të jetë ende një ekip i paplotësuar dhe këtë e tregoi edhe në miqësoren e sotme të luajtur në Kamëz ndaj ekipit me të njëjtin emër, ndaj të cilit u mund me rezultatin 0-3.
© shkodrasport.com