David De Gea ka bërë një ndër paraqitjet më të mira në karrierë në ndeshjen mes Tottenham dhe Manchester United sot.

Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm në portën e “djajve”, duke ndalur shumë goditje të lojtarëve vendës, përcjellë Gazeta Olle.

Herë me këmbë e herë me duar, De Gea ishte një enigmë e pazgjidhur për Hotspur, duke shpëtuar ekipin e tij pa pësuar gol.United fitoi me rezultat minimal 1:0 me golin e Marcus Rashford.

Sigurisht, futbollisti i ndeshjes u zgjodh De Gea.Më poshtë i keni disa video, ku mund të shihni pritjet e De Geas.