Pasi ka siguruar thuajse marrëveshjen me mesfushorin Ari Djepaxhia, drejtuesit e Burrelit po synojnë të marrin një tjetër lojtar shkodranë në rradhët e tyre për gjysmën e dytë të kampionatit. Bëhet fjalë për mesfushorin tjetër Senad Lekaj.

Ai deri para pak kohësh ka qenë në Belgjikë por duket se ka ndër mend të kthehet në Shqipëri. Dhe drejtuesit e Burrelit me të mësuar këtë fakt, kanë nxituar të bisedojnë me të. Trajneri Plori ia njeh mirë aftësitë sepse e ka drejtuar edhe më përpara kur kanë punuar sëbashku tek Tërbuni dhe prandaj e konsideron të rëndësishëm për lojën e kësaj skuadre.

Tashmë mbetet vetëm arritja e akordit në mes palëve për ta zyrtarizuar këtë lëvizje. Burreli nuk ndodhet në pozita komode në kampionat dhe për këtë arsye, drejtuesit po bëjnë çmos që të gjejnë lojtarët e duhur në mënyrë që në gjysmën e dytë të kenë një paraqitje ndryshe dhe të arrijnë objektivin për të qëndruar në kategori.
© shkodrasport.com