Antuan Grizman ka qenë ndër lojtarët më të zhgënjyer pas disfatës së mbremshme përballe Juventusit. Sulmuesi i Atletiko Madrid dështoi përsëri në duelin direkt me Kristiano Ronaldon që është kthyer në makth për të, ndaj nuk kurseu edhe shprehjet “popullore”; për të përshkruar dështimin.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Kemi zgjedhur një ditë të keqe për të dhj… gjithçka. Më falni për shprehjen. Të gjithë janë të tronditur, unë i pari, pasi nuk arrita të hyja në ritëm si në ndeshjen e parë”, pranoi ai i zhgënjyer.

“Çfarë ndodhi sot? Pak nga të gjitha. Ata ishin superiorë në të gjitha drejtimet. Nuk mund të na shënosh një rezultat 3-0, sidomos neve. Ishin superiorë dhe duhet t’i përgëzojmë.

Kristiano kishte marrë masat ndaj nesh? Ai ka marrë masat ndaj çdo ekipi, është një lojtar i shkëlqyer. Në ndeshjen e parë morëm masat ne dhe nuk kishte raste, Sot kishte tre dhe shënoi tre”, pranoi Grizman superioritetin e portugezit. /vipsport/