Java e dyte e fazes se trete te kampionatit te kategorise se pare do te dhuroje perballjen Burreli- Iliria e cila padyshim qe pritet te fitohet nga vendasit ngaqe luajne ne fushen e tyre.

Megjithate trajneri Elvis Plori ne nje prononcim për SportEkspres.com thote se asgjë nuk është e mbyllur. “Burreli nuk e arriti synimin që të renditej në zonën Play-off të Grupit A, por edhe në Play-out nuk është dorëzuar për mbijetesë. Ne jemi në kreun e kësaj zone, por objektivi ynë për të qenë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonin tjetër nuk është i sigurte.

Ndaj në ndeshjet e fazës së tretë jemi të fokusuar vetëm te fitoret. Të dielën ndaj Ilirisë luajmë vetëm për tri pikët. Kemi vetëm mungesën e futbollistit me përvojë Emiljano Veliaj, por i kemi mundësitë që ta zëvendësojmë me lojtarët që kemi në dispozicion”, ka mbyll Plori deklaratën e tij

Trajneri shkodran ka bere te ditur se të dielën në “Liri Ballabani” do t’i mungoje lojtari me shume pervoje Emiljano Veliaj i skualifikuar, por Plori duket se i ka marrë masat për zëvendësimin e mesfushorit beratas.