Pak orë para ceremonisë zyrtare për tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në rrjetet sociale janë duke u publikuar shumë teori konspirative, për kurdisjen e këtij shorti.

Një tifoz, pretendon se drejtori i UEFA-s, aksidentalisht e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet përballjet çerekfinale.

Ajo fotografi, të cilës i referohen si dokument, mban logon zyrtare të UEFA-s dhe titullohet “Shorti i çerekfinaleve të UEFA Ligës së Kampionëve”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale tifozët të rebelohen duke pretenduar se i gjithë shorti është kurdisje.

Sipas atij dokumenti të shumëpërfolur, çiftet çerekfinaliste janë Liverpool-Ajax; Juventus-Porto; Manchester United-Tottenham dhe Barcelona-Manchester City.

Kujtojmë se sot (e premte), me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës do të bëhet tërheqja e shortit për fazën çerekfinale/Lajmi.net/